Fotot e marra nga satelitët në rrezen e portave të Arktikut tregojnë skenarin e fatkeqësisë: një krater i madh, shenja shkatërrimi, katër makina zjarrfikëse që punojnë për të shuar zjarrin. Elementë që duket se konfirmojnë rezultatin e dështuar të testimit të super raketës nderkontinentale Sarmat, nje nga armet e kerkuara nga Vladimir Putin per te rivendosur supremacinë e Rusisë ndaj NATO-s.
Pajisja shpërtheu të premten gjatë ngarkimit të karburantit të lëngshëm, duke shkatërruar siloset e nisjes dhe të gjitha instalimet e bazës Plesetsk, derisa flakët u përhapën në pyjet fqinje.