Superliga shqiptare ndez motorët këtë të premte pas shumë ditëve pushim, kjo me duele mjaft interesante. Tirana përballet me Laçin një skuadër që pas një starti të vështirë po ringrihet në klasifikim. Për bardheblutë detyrim është vetëm fitorja në rast se duan të rivalizojnë deri në fund Partizanin për titullin.
Partizani luan me Vllazninë në shtëpi. Skuadra e Kolelës kryeson kampionatin me 4 pikë më shumë se bardheblutë, megjithatë kjo nuk i jep aspak siguri trajnerit Italian. Përballë kanë shkodranët një skuadër që objektiv ka një vend në kupat e Evropës.
Po të premten, Kukësi përballet me Bylisin në transfertë, ndërsa të shtunën janë rezervuar dy duelet e fundit. Erzeni përballet me Egnatian ne Rrogozhinë, një ndeshje direkte për vendin e tretë, ndërsa gjithçka mbyllet në orën 16:00 ku Teuta pret Kastriotin në shtëpi.