Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Surpriza e fluturimit: Pilotët ishin nisur për Skoci, pasagjerët për në Gjermani. Zbuloni ku përfunduan

22:04 / March 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
brit...
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasagjerët e një avioni të “British Airways” që u nisën nga aeroporti i Londrës për në Dusseldorf në Gjermani, u përballën me një surprizë të hënën në mëngjes, kur avioni i tyre përfundoi në kryeqytetin skocez, Edinburg. Gabimi ishte bërë gjatë planifikimit të fluturimit, ku pilotët dhe ekuipazhi e dinin se ishin nisur për në Edinburg ku edhe përfunduan, ndërsa pasagjerët ishin nisur për në Gjermani.

Plani i pasaktë i fluturimit është paraqitur në zyrat e “WDL Aviation” në Gjermani, kompani e cila operon nën emrin e “British Airways”. Pas uljes në Edinburg, aeroplani nisi një fluturim të dytë për në Dusseldorf.

Piotr Pomienski, student në Imperial College London, i tha CNN se e dashura e tij, Zsófia Szabó ishte në aeroplan që u ul në Edinburg gabimisht. “Po ndiqja fluturimin, i cili po shkonte për në veri në vend se të vinte për në jug, por mendova se ishte gabim i sistemit të navigimit, derisa ajo më shkroi se ishte në Edinburg”, tha studenti. Szabó i tha CNN-së se ajo kuptoi se diçka nuk shkonte siç duhej kur pa malet jashtë avionit, në vend të “peizazhit të zakonshëm industrial gjerman”.

“Kur filluam të zbrisnim, pashë disa kodra/male më të larta, mendova se kjo nuk dukej si Holanda Lindore apo Gjermania Perëndimore”, tha ajo. “Pastaj kolegu im, i ulur pranë rreshtit, më tha të kontrolloj Google Maps – dhe kjo na tregoi se jemi rreth Carlisle“.

“Shumica prej nesh e gjetën në këtë situatë mjaftë qesharake,” tha Szabó. Në një deklaratë, një zëdhënës i British Airways tha se linja ajrore po punonte me WDL Aviation “për të sqaruar planin e pasaktë të fluturimit”. “Kemi kërkuar falje për klientët për këtë problem dhe do t’i kontaktojmë të gjithë në mënyrë individuale”, tha zëdhënësi.

fluturimi gjermani pilotet skoci supriza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ 15-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në intubim, u plagos me…

20:19 / December 4, 2025

Të shtëna me armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari

17:05 / December 4, 2025

Kush e vrau Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot ekzekutorin. I treti në pranga kyç gojën

16:49 / December 4, 2025

Vrasja e Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin për Blendi Tetën

15:24 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.