Thonë se një ditë e vetme në kalendar nuk mjafton për t’i ndjerë i/e dashuruar, por dita e Shën Valentinit dje na provoi të kundërtën! Që shumë personazhe të famshëm shqiptarë ose të huaj, u përkëdhelën nga partnerët e tyre, me dhurata, me surpriza të këndshme, me darka romantike, me buqeta të mëdha lulesh dhe plot detaje të tjera që e bënë të paharruar këtë festë.
Klaudia Pepa ishte një prej tyre! Balerina e famshme shqiptare, ndau me ne një imazh shumë të veçantë, ku shfaqej e lumtur, me një gotë shampanjë në dorë, e rrethuar me zemra të kuqe, qirinj, lule dhe një atmosferë perfekte ku çdo vajzë do të ndihej si princeshë. Menjëherë, ne të Class vendosëm që ta kontaktonim për të mësuar më shumë. Ndoshta, ky Shën Valentin e gjeti çift balerinën e shqiptare?
Ajo nuk refuzoi të përgjigjej, përkundrazi! Klaudia u shpreh hapur se nuk kishte trokitur ende një dashuri e re në jetën e saj. “Çështja e fotos ishte ide e imja, pasi ishte thjesht sa për instagram. Kështu bëjnë shumë influencer të njohur në mbarë botën në raste festash apo tematikash të veçanta, ndaj dhe unë veprova njësoj”, u shpreh ajo për Class.
Ndaj, qetësoheni dhe merrni frymë thellë! Ende nuk ka të reja nga sektori i jetës së private të balerinës së famshme shqiptare, Klaudia Pepa! Gjithsesi, përmes fotove ne mund të kuptojmë që balerina e paska kaluar shumë këndshëm këtë festë, në mënyrën e saj!/Class/