Ajo është një nga reperet shqiptare më të dashura dhe më të paguara dhe është shumë e kërkuar si brenda dhe jashtë vendit ku ka shqiptarë.
Tayna këtë herë i ka surprizuar fansat e saj. Ajo ka publikuar një tjetër këngë të re të cilën nuk e kishte njoftuar më parë.
Kënga me titullin ‘Sorry’ tani është vetëm në versionin audio, tekstin dhe melodinë e të cilës e ka shkruar vetë këngëtarja.
Nuk dihet ende nëse Tayna do të realizojë një videoklip për këngën e saj të re, por në vetëm pak kohë, ‘Sorry’ po bën namin duke marrë mbi 200 mijë klikime në ‘Youtube’.