Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thirrur një protestë. Ndryshe nga çka ndodhur herët e tjera, njoftimi i sotëm është bërë në çastet e fundit menjëherë pasi punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë rrethuar zonën ku dikur ndodhej godina e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.
Në njoftimin zyrtar, Aleanca shkruan se do të përpiqen që të ndalojnë fillimin e punimeve për të fshehur edhe provat nga ajo që ata quajnë ‘skenë krimi.’
“Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!,”-shkruhet në njoftim.