Zgjedhje të parakohshme për Pandeli Majkon do të ketë në rast se Gjykata Kushtetuese vendos të rrëzojë 30 qershorin. Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Majko tha se Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Bundestagu gjerman kanë përcaktuar se legjitimiteti i zgjedhjeve lokale duhet të përcaktohet nga Kushtetuesja.
“Edhe nga ato që janë thënë nga DASH dhe nga kushtet e Bundestagut, është thënë qartazi se Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë legalitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit në esencë shteruese. Jam përgatitur edhe për opinion pozitiv dhe kjo është 98% e balancës, por në Parlament thashë që nëse Kushtetuesja hedh poshtë 30 qershorin, ne do të shkojmë në zgjedhje. Do të shkojmë në zgjedhje, nuk ka çfarë të diskutohet”, u shpreh Majko.