Një nuse vegjetariane, vendos që të mos ftojë në dasmë gjithë miqtë dhe të afërmit që hanë mish.
Nusja i shprehu synimet e saj në një grup vegjetarianësh në Facebook, duke thënë se ishte aq e mërzitur nga mishngrënësit, sa që po mendonte seriozisht që të përjashtojë nga dasma e saj, gjithë ata persona që hanë mish. Gruaja angleze mund të zgjidhte një menu vegjetariane, por vendosi që të marrë një vendim edhe më drastik.
Ajo thotë se shumë nga të afërmit e saj u munduan ta bënin të ndihej në faj për zgjedhjen e bërë, por ajo është e bindur. “Martesa jonë duhet të jetë një prej ditëve më të lumtura të jetës sonë, ndaj nuk dua vrasës me atë rast”, shkroi e reja në grup, citon noa.al.
Zgjedhja e saj i ndau njerëzit në dy grupe, ku pati nga ata që e mbështetën, ashtu sikundër të tjerë që i kërkuan të rishikonte zgjedhjen e saj, duke e sulmuar.
