Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sylvinho flet pas shortit: Pres një Poloni tjetër

15:06 / November 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sylvinho 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Poloni-Shqipëri do të jetë ndeshja gjysmëfinale e play-off për Kombëtaren. Pas shortit, nga Zyrihu foli edhe trajneri Sylvinho. Trajneri i Kombëtares tha se pret një tjetër Poloni, ndryshe nga debutimi i tij me Shqipërinë. “Pres një Poloni tjetër nga ajo që na ka mundur në ndeshjen time të parë. Kanë ndryshuar shumë lojtarë dhe trajnerin”, tha trajneri brazillian i Shqipërisë.

Kombëtarja shqiptare e futbollit “peshkoi” Poloninë në gjysmëfinalen play-off të Kupës së Botës 2026. Përballja teke do luhet në Poloni, ndërsa dueli i 26 marsit 2026 do jetë i 16-ti mes tyre në histori.

Bilanci flet për polakët që kanë fituar në dhjetë takime, tre duele janë mbyllur në barazim, ndërsa dy herë ka fituar Shqipëria. Fitorja e parë e tanëve kundër Polonisë daton më 29 nëntor 1953 në një miqësore të zhvilluar në “Qemal Stafa”. Kuqezinjtë fitonin 2-0 me golat e Loro Boriçit dhe Refik Resmjas në minutat 12-të dhe 35.

Fitorja e dytë daton më 10 shtator 2023 (70 vite më vonë), kur në “Air Albania” të Tiranës ekipi i Sylvinhos fitonte po 2-0 me golat e Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut, për të konsoliduar pozitat në grupin që na çoi në finalet e Euro 2024. Pas humbjes në Tiranë, Polonia tre ditë më vonë shkarkoi trajnerin portugez Fernando Santos.

ndeshja gjysmëfinale e play-off polonia Sylvinho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.