Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sylvinho ndryshime të mëdha në mbrojtje ndaj Letonisë

19:51 / June 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cunat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare zbret sot në fushë për sfidën e katërt në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026, ku do të përballet me Letoninë në “SSkonto Stadion” të Rigës. Pas barazimit 0-0 ndaj Serbisë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë, kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht fitoren për të ruajtur pozitat në zonën kualifikuese dhe për të konsoliduar vendin e dytë në grup.

Trajneri Sylvinho ka bërë disa ndryshime në formacion, kryesisht në repartin e mbrojtjes. Ismajli dhe Kumbulla zëvendësojnë Gjimshitin dhe Ajetin, ndërsa Elseid Hysaj e nis nga stoli, me Ivan Balliun që starton si titullar. Pjesa tjetër e ekipit mbetet e pandryshuar në krahasim me sfidën ndaj Serbisë. Në këtë ndeshje, shiritin e kapitenit e mban sulmuesi Rey Manaj, i cili kërkon të lërë pas vetes zhgënjimin nga penalltia e humbur në ndeshjen e fundit dhe të udhëheqë skuadrën drejt fitores.

Takimi do të drejtohet nga arbitri turk Umut Meler, i ndihmuar nga bashkëkombësit e tij Kerem Ersoy dhe Ibrahim Çaglar Uyarcan. Gjyqtari i katërt do të jetë Oguzhan Çakir, ndërsa në sistemin VAR do të asistojnë dy gjyqtarë gjermanë: Harm Osmers dhe Daniel Schlager. Shqipëria synon të marrë maksimumin e pikëve në këtë përballje të rëndësishme, për të vazhduar rrugën drejt një kualifikimi historik në Botërorin 2026.

503733015 18489688210064803 5619762824761552206 n

Botërori kombëtarja Letonia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.