Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sylvinho, në prag të rinovimit të kontratës me Kombëtaren

10:31 / July 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
urnpublicidap.org72a53149c79f7dc67a019f31b0fb9f3cSoccer Albania Sylvinho 56584
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pushimet përfunduan dje dhe kjo javë është vendimtare për të ardhmen e stolit të Kombëtares shqiptare. Ashtu siç është shprehur edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, kjo është java ku do të ulet me trajnerin Silvinjo për t’i komunikuar rinovimin e kontratës dhe kushtet e përfshira në të. Nga ana e federatës ka një simpati dhe do të kërkohet që braziliani të vijojë në drejtimin e kuqezinjve, ndërkohë pritet të shihet qëndrimi i Silvinjos dhe pretendimet e tij, nëse gjithmonë do të ketë. Ai mbërriti në Tiranë për të zëvendësuar Edi Rejën në janar të 2023-shit dhe në stafin teknik përfshiu edhe dy emra të tjerë, Pablo Zabaletën dhe Dorivën.

Fushata kualifikuese ishte perfekte, duke shënuar një rekord, ku ekipi kombëtar përfundoi për herë të parë si kokë grupi, duke lënë pas Çekinë dhe Poloninë. Ndërkohë, në Europian paraqitjet ishin deri diku pozitive, duke parë kundërshtarët që ishin përballë, si dhe eksperiencën e pakët që shumica e lojtarëve kishin, përfshi këtu edhe stafin teknik, e sakaq, vend për tu përmirësuar ka gjithmonë. Pritët të shihet nëse Shqipëria do të drejtohet ende nga Silvinjo, ku Liga e Kombeve vjen shumë shpejt, pasi në fillim të muajit shtator, do të luhet me Ukrainën, ndërsa në avancë janë kualifikueset e Botërorit, ku pjesëmarrja do të ishte diçka historike për vendin tonë.

Pritët të shihet se me çfarë mendje do të kthehet nga pushimet Silvinjo, a ia ka “prishur mendjen” ndonjë ofertë nga Spanja, Portugalia apo Brazili? Me kuqezinjtë këtë herë flitet për një rinovim dy vjeçar i cili mund të ketë kosto financiare, por mund të kemi sërish një “financim” nga qeveria shqiptare, e cila kaloi 700 milionë lekë të vjetër para 1 viti e gjysmë drejt FSHF-së për të mbuluar rrogën e Silvinjos.

Shqiperi sport
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.