Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në ndeshjen e parë të saj në EURO 2024, edhe pse u mund 2-1 nga Italia.
Sipas tij, Kombëtarja bëri një lojë të madhe dhe më tej shtoi se ekipi u pa në vështirësi vetëm në 20-25 minutat e para të takimit.
Zhgënjim për rezultatin apo i kënaqur me lojën?
I zhgënjyer me rezultatin, por i kënaqur me atë që dhamë në fushë. Kundërshtari është i fortë, ngarkesë emocionale, shumë pak nga gjithçka. I ndodh edhe ekipeve të mëdha, Mançesterit, Liverpulit, Realit kur kundërshtari është i fortë.