Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku flet për gjendjen ekonomike të familjeve shqiptare, duke e cilësuar si pasojë direkte të politikave të gabuara të qeverisë socialiste gjatë 12 viteve të fundit.
Tabaku thekson se 55% e shqiptarëve nuk arrijnë të mbyllin muajin, pasi të ardhurat e tyre nuk mjaftojnë për shpenzimet bazike të jetesës, shkollës, energjisë, transportit apo ushqimit.
“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me potenciale të jashtëzakonshme, por fatkeqësisht sot 55% e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Kjo ndodh sepse sa herë që qeveria ka pasur mundësi të zgjedhë, ka zgjedhur për pakicën, për 5% që merr gjithë pasuritë, kundrejt 55% që lufton për të përballuar muajin”, deklaron Tabaku.
