Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku: Aqif Rakipi kërkoi prej dy vjetësh të takojë Bashën dhe u refuzua! Kryedemokrati është modeli i PD në politikë

21:59 / May 10, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku Jorida
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka deklaruar se ish-kryetari i PDIU-së Aqif Rakipi prej dy vjetësh i është ofruar kryetarit Lulzim Basha për t’u bashkuar me PD-në, por sipas saj kryedemokrati e ka refuzuar. E ftuar në “Shqip”, Tabaku tha se Basha e refuzoi dhe pas kësaj ai futi të birin, Orlando Rakipin në Partinë Socialiste, ku doli edhe i treti me më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo sipas saj, mjafton për të kuptuar ndryshimin mes PD dhe PS.

“Aqif Rakipi ka tentuar për dy vjet të takojë kryetarin e Partisë Demokratike dhe ai nuk pranoi. Ndërkohë që Edi Rama i mori këta persona i futi në listën e PS-së. Rakipi është jashtë Parlamentit me një kërkesë që kemi çuar ne, sepse ne jemi ndryshe, nuk jemi njësoj. Dhe e kemi treguar që jemi ndryshe. Dhe më vjen shumë mirë që e kemi treguar me fakte. Kemi treguar që nuk bëjmë kompromise për pushtetin. Ndërkohë që nga pala tjetër ne shohim një kompromis për pushtetin, me dy personazhe që tregojnë faqen më të keqe të Shqipërisë, Doshin dhe Rakipin. Unë nuk i di detajet, di që është vetëofruar dy vjet me radhë për të takuar Bashën. Basha nuk e pranoi dhe ka treguar një vullnet të jashtëzakonshëm që nga 2016-ta dhe deri më sot, për luftën e dekriminalizimit që është një betejë që askush nuk ia heq dot PD-së dhe është një betejë që e pastroi Parlamentin”, tha Tabaku.

Në një kohë kur brenda PD-së ka nisur “lufta” me zëra që kanë dalë kundër Bashës, për Tabakun ai është modeli politik më i mirë në PD.

“Basha nuk ka nevojë të lavdërohet, ashtu sikurse bëjnë zonjat e PS për liderin e tyre. Por e meriton të vlerësohet. Për mënyrën e komunikimit, për punën që ka bërë. Për faktin që ka bërë disa beteja që mund të mos jetë të dukshme dhe nuk kanë sjellë vota nga pikëpamja elektorale, por dekriminalizimi dhe lufta ndaj drogës janë të gjitha beteja të tij personale.

Është një vlerë dhe një standard i tij që të mos bëjë marrëveshje për pushtetin me këdo. Ai ka sjellë qytetari jo vetëm në PD por edhe në politikë. PD çdo katër vite ka një proces zgjedhjesh të brendshme menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme. Është një proces rutinë. Mendoj që tani është moment për të qenë më të bashkuar se kurrë. Unë mendoj se modeli i PD në politikë, është më i miri”, tha Tabaku.

bashen rakipi tabaku takoje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.