Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka konfirmuar qëndrimin e saj në raport me vendimin e 9 shtatorit të Lulzim Bashës, i cili përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, Tabaku ka thënë se: “i qëndron vendimit të saj ‘pro’ shkarkimit të ish-kryeministrit Sali Berisha,” duke mbështetur edhe njëherë tjetër vendimin personal të Lulzim Bashës.
Në një kohë kur shumica e deputetëve të grupit parlamentar janë tërhequr nga vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës, Tabaku po i qëndron deri në fund qëndrimit të saj me ish-kryetarin e PD-së.