Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku, letër Bordit të ERE: Rishikoni vendimin e një jave më parë për rritjen e energjisë 

09:12 / October 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e djeshme deputetja e PD, Jorida Tabaku, i ka dërguar një shkresë përmes postës elektronike drejtorit të bordit të ERE, Petrit Ahmeti, ku i kërkonte rishikimin e vendimit të një jave më parë për rritjen e energjisë që kishte propozuar qeveria.

Në shkresë u evidentuan edhe një herë arsyet e rritjes së çmimit të energjisë dhe njëkohësisht u kërkua që në bazë të fakteve të reja të bëhej mbledhja urgjente e bordit të ERE për të mos lejuar rritjen e çmimit të energjisë për 100 mijë familje.

“Rritja e çmimit të energjisë për familjet shqiptare ishte i pabazuar dhe i motivuar politikisht pa asnjë studim të thelluar, sikundër dhe u provua më tej. Vendimi që u morr nga qeveria dhe nga ERE ishte abuziv. Ndërkohë që sot është shumë e qartë që qeveria shqiptare e ka ndërmarrë vendimin për të shtyrë rritjen e energjisë elektrike për 100 mijë familje nga frika dhe jo nga arsyeja.

Duke pasur parasysh situatën në të cilën ndodhen sot familjet shqiptare, gjendjen ekonomike dhe situatën e vështirë të shtresës së mesme që preket thellësisht nga kjo rritje e pamotivuar çmimi.

Meqenëse ERE ende nuk ka ndërmarrë një vendim të tillë që do t’i vijë në ndihmë 100 mijë familjeve, kërkuam mbledhjen urgjente të ERE dhe një vendim të qartë për të rrëzuar vendimin që i njëjti bord morri një javë më parë.

Në këtë kohë krizë është tejet jetike që shëndeti financiar dhe ekonomik i familjeve shqiptare të jetë parësor dhe më i rëndësishëm se sa çdo gjë tjetër. Prandaj presim nga momenti në moment mbledhjen urgjente të bordit për të marrë vendimin e duhur në favor të shqiptarëve”, shprehet Tabaku.

Ere letër tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.