Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku: Shpresa e ekonomisë është kthyer tek mosha e tretë, vendi ka humbur forcën tërheqëse të punës

16:33 / August 21, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se emigracioni është drama e vërtetë e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i forcës së punës ka prekur konsumin, shpenzimet dhe vetë punësimin. Përmes një video të postuar në Facebook, teksa i referohej edhe të dhënave të fundit të INSTAT, sipas të cilave punësimi tek personat mbi 64 vjeç është rritur me 7.9%, duke sinjalizuar plakjen e tregut të punës.

”Shqipëria nuk e ka më avantazhin konkurrues të të rinjve që punonin dhe investonin këtu; shpresa e ekonomisë është kthyer tek mosha e tretë, vendi ka humbur forcën tërheqëse të punës për shkak të sistemit aktual dhe politikës fiskale”, u shpreh ajo mes të tjerash.

Tabaku përmend faktorët, si rritja e taksave, pamundësia për të blerë një apartament, vështirësitë për të krijuar familje, punësimi i pasigurt dhe barrierat për hapjen e bizneseve, që kanë goditur shtresën e mesme, duke e shtyrë drejt emigrimit. ”Këto pasoja po ndjehen sot në ekonomi”, theksoi ajo, duke kërkuar edhe ndryshimin e modelit ekonomik dhe rishikimin e politikave të punësimit. ”Shqipëria duhet t’i japë vlerë punës, ta promovojë dhe ta mbështesë atë. Ky sistem duhet të ndryshojë”.

Ekonomia forca e punës jorida tabaku Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.