Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tabaku: Shteti nuk ngrihet me aksione, por reforma! Në Theth u ndërtua me bekimin e qeverisë

16:04 / July 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se një shtet nuk mund të ngrihet me aksione propagandistike, por me reforma. Ajo komenton aksionin e qeverisë Rama për sekuestro të produkteve bujqësore e blegtorale pa faturë, duke thënë se arsyeja kryesore e informalitetit sot në ekonomi janë politikat që PS-ja ka ndërmarrë në këto 12 vite.

”Sa herë qeveria merr një aksion, aq herë rritet formaliteti. Kjo ka qenë një postual që është provuar e vërtetë në këto 12 vite më shumë se kurrë. Nuk ngrihet shteti me aksione sporadike, por me reforma. Këto reforma kanë munguar në luftën ndaj informalitetit, nuk mundet që një qeveri që ka qeverisur për 12 vite të thotë tani do luftoj informalitetin. Nuk mundet një qeveri që ka ngritur taksat, tashmë të thotë do luftoj informalitetin. Nuk funksionon shteti me një aksion propagandistik që ndërtohet 1 herë në 2 vite. Arsyeja kryesore e informalitetit sot në ekonomi është politika që PS ka ndërmarrë në këto 12 vite”, tha Tabaku.

Kritika ka edhe për aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Për të kjo do të thotë se këto ndërtesa u ngritën me bekimin e qeverisë dhe tani kujtohet se janë problematike. ”Nuk mund të ngresh një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, kur ti para dy muajsh aty ke qenë po me këto biznese, po këto pronarë dhe e ke promovuar Thethin si perlën e alpeve shqiptare. Këto nuk u ndërtuan në 2 muaj, një pjesë e tyre kanë 25 vite që funksionojnë. Edhe këto që u ndërtuan në këto 2 muaj, ka dikush përgjegjësi që lidhen energjinë elektrike, që lidhën ujin, që operuan atje.

Kush mban përgjegjësi për këtë, a mban përgjegjësi IKMT, a mban përgjegjësi pushteti lokal. Këtu bëhet fjalë për diçka që është ndërtuar me bekimin me mbështetjen, që është stimuluar dhe nga qeveria, u është thënë ejani investoni dhe tani po kujtohet që është problematike. Po ti ndaloje që në fillim nëse është e paligjshme. Po këta që janë legalizuar, kush e përcaktoi që këto 200 legalizime dhe 200 të tjerët nuk legalizohen. Apo në këto 200 trojet e tjera ne kemi interesa për njerëzit pranë qeverisë”.

aksione jorida tabaku Qeveria Rama Theth
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.