Temperaturat e larta të këtyre ditëve të fundit kanë përfshirë të gjithë Europën dhe shumë njerëz vuajnë pasojat e vapës. Por mesa duket ka dhe nga ata që i paraprijnë një përkeqësimi të shëndetit për shkak të të nxehtit, dhe një prej tyre është jnë 54-vjeçar nga Torino.
Ai ka fjetur për tre netë në makinën e tij para urgjencës së spitalit. Arsyeja? Kishte frikë se do të ndjehej keq për shkak të vapës në qytet. Por ai nuk kishte lajmëruar familjarët për këtë, të cilët duke parë që nuk kthehej në shtëpi e denoncuan të zhdukur në polici, me frikën se mund ti kishte ndodhur diçka.
Siç bën të ditur e përditshmja italiane La Repubblica, kur shkoi në shtëpi 54-vjeçari i kishte thënë të bijës se donte të ishte i sigurtë të merrte ndihmën e shpejtë nëse do të ndjehej keq për shkak të temperaturave të larta. Por nuk kishte pse të shqetësohej kaq shumë pasi ai nuk vuante nga asnjë patologji dhe nuk mund të hynte te kategoria e riskut.