Vjedhjet janë n jë fenomen në rritje në Tiranë dhe eksperti i sigurisë Fation Softa thotë se sot shtëpitë nuk janë më të sigurta. Ai nënvizon edhe se shtëpitë janë bërë herë pas here objekt sulmesh si pasojë e vjedhjeve.
“Sot shtëpitë nuk janë më të sigurta. Herë pas here janë objekt sulmesh. Një pjesë e vjedhjeve raportohen ndërsa një pjesë tjetër nuk raportohet fare. Vjedhje dhe grabitje ka. Ka vjedhje që vijnë jo vetëm nga moshat por dhe nga të rriturit. Vjedhja është profesioni më i vjetër në botë. Vjedhja është kthyer në një fenomen shqetësus sepse shpeshherë përfundon me vrasje apo dhe dëmtime fizike.
Ai që shkon në një vjedhje sigurisht është i përgatitur. Shqiptarët janë bërë profesionist në vjedhje. Shqiptarët shkojnë në Itali, vjedhin dhe kthehen sërish me tragetin e radhë. Në Itali gati çdo 3 minuta kemi një sulm. Pjesa më e dobët e një banese është porta hyrëse. Mjetet që përdorin janë bërë më të sofistikuara. Është një çelës bullgar që hapen dyert e blinduara”-tha ai.