Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, kanë vijuar intensivisht kontrollet në fshatra të ndryshëm të rrethit, me qëllim parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për të kultivuar bimë narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së dhjetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në banesën e shtetasve V. Xh. dhe B. Xh. (babë e bir), në fshatin Fushë Thumanë, u gjetën të kultivuara 140 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi V. Xh., si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. Xh., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen.