Doni të dini, cili print i rrobave apo thonjve është në modë? Po jua themi ne: printi i lopës!
Printi i lopës, fiksimi më i ri dhe i çuditshëm i VIP-ave.
Edhe pse duket si shaka në fakt të gjitha vajzat kanë nisur të bëjnë thonjtë me këtë model dhe madje edhe të vishen.
E para që e nisi këtë lojë ishte Beyoncè, me stilin e saj të veçantë të veshjes në klipin e “Already”.
Pastaj në një tjetër formë e solli Ariana Grande duke lyer thonjtë, dhe pas saj, i bëri thonjtë në të njëjtën formë edhe Kendall Jenner.
Gjithashtu edhe ikona e modës Victoria Beckam dhe Kylie jenner veshën rroba me printin e lopës.