Gazeta e njohur greke “Ethnos” ka bërë një parashikim me 10 tendencat kryesore që pritet të ndodhin në vendin fqinj përgjatë dekadës së ardhshme.
Ajo që bie në sy është se në një nga parashikimet e kësaj gazete thuhet se gjatë 2020-2030 një deputet, ministër apo drejtues partie në Parlamentin grek do të jetë Shqiptar, raporton Newsbomb.al.
Një tjetër parashikim që lidhet me shqiptarët, sipas kësaj gazete, ka të bëjë me gjuhën greke që pritet të pësojë ndryshime. Më konkretisht gazeta “Ethnos” parashikon se:
“Gjatë kësaj dekade do të vijnë gjëra me moral dhe vlera të reja, fëmijët dhe nipërit e mbesat e emigrantëve në Ballkanin e vitit 1990 do të rritet dhe do imponojë tendenca të reja, në gjuhë kyesisht për shkak të shkrimit dhe leximit në internet.
Kujtojmë se një pjesë e madhe e “Youtuber”-ave të suksesshëm në rrjetet greke janë vajza dhe djem nga prindër shqiptarë që kanë emigruar prej vitesh në Greqi, raporton Newsbomb.al
Lidhur me këtë, gazeta parashikon edhe ardhjen e një ministri apo deputeti që do të jetë personalitet i njohur në internet, YouTube, apo Tik Tok.