Atentat ndaj ministrit serb të Familjes dhe Demografisë, Ratko Dmitroviç! Vetë ministri është shprehur i sigurtë për mediat vendase se dikush është përpjekur që ta ‘heqë qafe’.
“Kur dikush heq vidat nga gomat e makinës suaj, ai sigurisht nuk dëshiron t’ju urojë për ditëlindje, por t’ju vrasë,”-u shpreh ai teksa komentoi incidentin që i ndodhi kur po kthehej nga një takim pune në Nish. Ndërkohë shtoi se hetimet e nisura ende nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Dmitroviç po kthehej nga një takim në Nish më 22 shkurt, por para se të hynte në autostradë për në Beograd, goma doli nga vendi duke shkaktuar një incident, fatmirësisht pa të lënduar. Në një intervistë me Tanjug, ministri shtoi se kishte dyshime për disa persona që mund të donin “zhdukjen’ e tij por priste punën e drejtësisë.