Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një intervistë me rastin e festave të fundvitit në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, në televizionin “Klan” Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama, në një postim në Facebook.
“Duke ju uruar një ditë sa më të paqme në vigjiljen e natës së bekuar të Krishtlindjeve, ju ftoj të ndiqni sonte në mbrëmje intervistën time të parë paqësore me Blendi Fevziun qysh nga shekulli i kaluar”, shkruan Rama.