Gjatë ditës së sotme skuadra e “Skënderbeut” mori një goditje të forta pasi KAS la në fuqi vendimin e UEFA-s për të pezulluar me 10 vite pjesëmarrjen e korçarëve në kupat e Europës.
Por korçarët kanë edhe një shans të fundit për apelim dhe është Gjykata Federale në Zvicër.
Pas njohjes me vendimin e KAS-it, drejtuesit korçarë do të kërkojnë pafajësinë në Gjykatën Federale, ndërsa në një prononcim për “Panorama”, Presidenti i Skëndërbeut Ardjan Takaj tha se nuk do ta braktiste skuadrën asnjëherë.
Ai konfirmoi se do të vijohet me gjykatën Federale në Zvicrës për të shpëtuar skuadrën nga ky dënim.