40 minuta zgjati takimi kokë më kokë i Benet Becit, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës me Ramën. Ndërkohë në vilën 30 vijon takimi i Ramës me Bledi Çuçin, kreu i grupit parlamentar të PS-së por dhe njëkohësisht dhe drejtues i qarkut të Vlorës.
Ka disa emra që përfliten për Vlorën si kandidatë për deputetë por do të jetë Rama që do të japë firmën e fundit.
Bledi Çuçi të jetë në listën e mbyllur të kandidatëve. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu që në këtë fushatë është caktuar të punojë në Vlorë, po ashtu në listën e mbyllur. Edhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.
Deputeti Vullnet Sinaj, ndonëse ka deklaruar se nuk do të kandidojë më, me gjasë mund të jetë sërish në listën e PS-së, pasi ai vetë ka lënë të kuptohet. Në Gjirokastër, pritet të kandidojë Tërmet Peçi, përpos Mirela Kumbaro, për të cilën nuk dihet nëse do të kandidojë në listë të hapur apo të mbyllur.