Për vitizën e Presidentes Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në SHBA, Departamenti i Shtetit Amerikan, ka postuar një njoftim të shkurtër pas takimit në Washington, të Sekretarit Antony Blinken me krerët e shtetit të Kosovës. Sipas njoftimit, Blinken ka falendëruar Kosovën për mikpritjen e afganëve, qëndrimin dhe mbështetjen për Ukrainën.
Në takim është diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi me qendër njohjen reciproke në rrugën drejt integrimeve euroatlantike.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka takuar sot presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Uashington DC. Sekretari Blinken theksoi partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe Sekretari falënderoi liderët për mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën dhe pritjen bujare të afganëve. Ata diskutuan rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me qendër njohjen reciproke, në rrugën drejt integrimeve euroatlantike”, thuhet në njoftimin e DASH.