Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Takimi i fundit zyrtar me Ramën si ambasador, King-Smith: Britania e Madhe do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë

17:53 / July 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith ka zhvilluar takimin e tij të fundit zyrtar me kryeministrin Edi Rama, para largimit të tij nga detyra si kryediplomat i Britanisë në Shqipëri. King-Smith premtoi gjatë takimit se do të angazhohet për ta përkrahur Shqipërinë si dhe kontributet pozitive të shqiptarëve të ligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Rama dhe ambasadori britanik theksuan se të dy qeveritë ndajnë të njëjtin vizion se bashkëpunimi dypalësh prodhoi përfitime të prekshme për popujt në të dy vendet dhe për të gjithë Europën.

Njoftimi i plotë nga Ambasada e Britanisë në Tiranë

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith bisedoi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në takimin e fundit zyrtar para largimit. Diskutimi ishte shumë konstruktiv. Ambasadori britanik premtoi se do të angazhohet për ta përkrahur Shqipërinë si dhe kontributet pozitive të shqiptarëve të ligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë tre viteve të fundit, Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë krijuar lidhje jashtëzakonisht të forta dhe një miqësi të vërtetë. Ambasadori i përcolli përshendetjet e Kryeministrit britanik dhe theksoi se Qeveria britanike do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, duke vijuar partneritetin tonë në Drejtësi, Energjitikë, Infrastrukturë, Emigracion, Mbrojtje, Arsim dhe Kulturë.

Ata diskutuan mbi konkluzionet e takimit të Komunitetit Politik Europian që u zhvillua javën e kaluar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili do të mbahet në 2025, në Shqipëri. Ata theksuan se të dy qeveritë ndajnë të njëjtin vizion se bashkëpunimi dypalësh prodhoi përfitime të prekshme për popujt në të dy vendet dhe për të gjithë Europën. Kryeministri shqiptar dhe Ambasadori britanik nënvizuan rëndësinë për të vijuar trajektoren pozitive për llogaridhënien, korrupsionin dhe zbatimin e ligjit, si pjesë e saj.

Ne kemi dëshmuar impaktin e arritur kur kemi bashkuar forcat, përfshirë edhe në mbështetjen e të rinjve të talentuar në veri të Shqipërisë dhe ndihmën për të sjellë ndryshimet pozitive, të cilat shqiptarët duan t’i shohin.

452398676 892731692899217 4264370639069883944 n
452522570 892731646232555 5501433378910292840 n
452578338 892731596232560 977968414245462195 n
452746730 892731559565897 2813165124856267149 n
452818898 892731512899235 3815814187174315273 n

Alastair King-Smith Ambasadori britanik në Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.