Një mysafir i rëndësishëm qëndroi në Prishtinë. Zyra për shtyp e kryeministrit Albin Kurti sqaroi se në takimin me William Burns konfirmoi përkushtimin e Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n. Kurti e falënderoi Drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, duke e njoftuar atë që vlerat amerikane, që ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit dhe orientimet e palëkundura Euroatlantike, do të mbeten shtyllat qendrore të qeverisjes së mirë e demokratike në Kosovë.
Takimi i Kurtit me drejtorin e CIA-s, qeveria: Dëshmi e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy shteteve
1 Min Read
Postime te ngjashme
Add A Comment