Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Takimi i parë prej 10 muajsh mes zyrtarëve të vendeve, Biden takohet me kryeministrin kinez në Indi

21:12 / September 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bidenn
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të dielën se zhvilloi takimin e nivelit më të lartë me përfaqësues të Kinës pas muajsh të tërë, duke shtuar se nuk pritet që për shkak të problemeve ekonomike Pekini të ndërhyjë në Tajvan.

Biden tha se u takua me numrin dy të Presidentit Xi Jinping, Kryeministrin Li Qiang, gjatë punimeve të G20 që u mbajt në Nju Delhi të Indisë.

Ky ishtë takimi i nivelit më të lartë mes dy fuqive në thuajse 10 muaj që kur zoti Biden zhvilloi bisedime me zotin Xi vitin e shkuar, gjatë takimit të nivelit të lartë të vendeve të G20, në Indonezi.

Kryeministri kinez Li Qiang, i cili mori postin në mars, mori pjesë në mbledhjen e udhëheqësve botërorë në vend të zotit Xi. Dy udhëheqësit nuk pritej të zhvillonin bisedime në G20, por takimet e paplanifikuara janë të zakonshme gjatë mbledhjeve të tilla të nivelit të lartë.

“Ekipi im ende takohet me përfaqësuesit e Presidentit Xi dhe kabinetin e tij”, u tha Biden gazetarëve. “Unë u takova me numrin 2 të tij sot në Indi”.

Dy superfuqitë janë përpjekur të përmirësojnë marrëdhëniet e ftohta mes dy vendeve pas incidentit që shkaktoi fluturimi i një balone spiune kineze mbi territorin e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Pekini është përfshirë nga frika e një ngadalësimi ekonomik.

biden Indi Takim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.