Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë ”tërbon” grekët, thirrja që bën deputeti i Mitsotakis: Ta ndalim

15:17 / May 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1715170879x640 0 1714804562xedi rama 873 594
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta greke “Kathimerini”, shkruan për takimin që kryeministri Edi Rama do mbajë me shqiptarët më 12 maj në Athinë, duke thënë se autoritetet greke i kishin kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë që të shtynte takimin për të mos ndikuar te zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Edhe pse vizita e Ramës mund të konsiderohet private dhe konform ligjeve në fuqi, pasi Ministria e Jashtme greke është informuar përmes kanaleve diplomatike, ajo ka nxitur reagime të forta pasi do të ndodhë në njëvjetorin e arrestimit të Fredi Belerit. Vizita zhvillohet kur Kyriakos Mitsotakis e ka përfshirë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës në listën e 42 kandidatëve në garën për një mandat në Parlamentin Europian, por pala shqiptare ka tentuar të hedhë poshtë çdo lidhje mes datës së përzgjedhur nga Rama dhe çështjes “Beleri”.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Mitsotakis rama PMs office scaled 1
    Rama më 12 Maj në Athinë, Mitsotakis: Nuk vjen si i ftuar i qeverisë greke, por ne s’e pengojmë dot
  • 900 0 1715170879x640 0 1714804562xedi rama 873 594
    Takimi me shqiptarët në Athinë, Edi Rama: S’ka lidhje me çështjet e brendshme të Greqisë apo me zgjedhjet në PE

Deputeti i “Demokracisë së Re”, Nikitas Kaklamanis duke folur në një studio televizive deklaroi se s’ka logjikë që të pritet Edi Rama pasi është lideri i një vendi ku të drejtat e njeriut nuk ekzistojnë. “Mendimi im është se Beleri nuk mund të qëndrojë në burg dhe ne ndërkohë mirëpresim dhe lejojmë Edi Ramën të flasë me njerëzit që jetojnë dhe punojnë në Greqi. OK nuk ka problem. Le ta ndalojmë mitingun. Ky është qëndrimi im”, sqaroi deputeti i partisë së kryeministrit grek.

Kaklamanis e mbrojti idenë e tij të mos lejimit të kryeministrit shqiptar për të zhvilluar takimin me emigrantët në Athinë, duke risjellë në kujtesë bllokadën që Anglea Merkel si kancelare e Gjermanisë i ka bërë Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. “Ju kujtoj se Merkel i bëri një gjë të tillë Erdoganit, i cili kërkoi të shkonte të fliste me turqit në Gjermani, para zgjedhjeve. Dhe Merkel ia ndaloi. Ajo i tha atij “jo tubime parazgjedhore”, duke i dhënë një mesazh të qartë se festa duhet të ndalohet”, sqaroi ai.

Athine Edi Rama Greqi Shqiptare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.