Me rritjen e sulmeve ruse në Kiev, dhe frika e përdorimit të armëve bërthamore, bën që presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe lideri rus, Vladimir Putin të ulen në një tryezë. Biden deklaroi dje se nuk ka qëllim të takohet me Putinin në samitin e G20 që do të zhvillohet javën e ardhshme. Por nga ana tjetër, Biden ka një kusht për Putinin.
Presidenti tha se nëse homologu i tij rus shprehet i gatshëm të diskutojë lirimin e basketbollistes amerikane që është burgosur nga Rusia, do të mendojë opsionin e takimit kokë më kokë me Putinin.
“Nuk kam ndërmend ta takoj. Por nëse, për shembull, ai vjen të më takojë në samitin e G20 dhe më thotë: “Dua të diskutoj lirimin e basketbollistes së famshme amerikane Brittney Greiner, do ta takoj”, tha zoti Biden gjatë një interviste për CNN.