Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është takuar me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për progresin e Reformës në Drejtësi. Kim vendos sërish theksin tek lufta ndaj korrupsionit që konsiderohet si kërcënim për sigurinë dhe barazinë ekonomike.
“Yuri Kim u takua dje me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për të shqyrtuar progresin në zbatimin e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e saj për aspiratat e Shqipërisë në BE.
Ambasadorja përsëri theksoi se Presidenti Biden në qershor 2021 identifikoi luftën kundër korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare sepse kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, zhvillimin dhe demokracinë.
Takimi i paraprin pjesëmarrjes së ministrit Manja në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit (IACC) në Uashington, DC, 6-10 dhjetor”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Twitter.