Murrizi tha pas takimit me Kryeministrin Rama se: “Edhe sa duhen. Edhe katër? Unë di që duhen 84, ne paskemi qenë kot këtu, e paskan kaluar Reformën. Nëse ju dini gjëra më shumë dhe ju kanë përdorur si sekserë për të transportuar mandate. Nuk besoj që të ketë bilbilushë që të gatuajnë atë gjellë dhe ta hanë. Nëse e bejnë ju bëftë mirë, këta kanë gatuar gjellë qensh prej 30 vitesh, unë dua të gatuajnë një gjellë të mirë shqiptarësh.
Basha s’bën dot grevë, kur vjen punë tek buka dhe tek lekët është shumë i kujdesshëm. Për pastë? Se këta bëjnë dhe pasta çdo 17 maj. Ramën pyeteni kur të dalë se çfarë i thamë e çfarë na tha.”