Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar më shumë rreth takimit “rrufe” që pati dje në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. Kurti tha se me Ramën ka biseduar për tre tema të rëndësishme që lidh të dyja vendet, sulmet kibernetike, krizën energjetike si dhe procesin e Berlinit.
“Takimi i djeshëm ka qenë një drekë punë, ka qenë një takim i nevojshëm e para është siguria kibernetike kjo ka qenë tema e parë. Ne jemi takuar për të diskutuar për sulmet me të cilat janë përballur dhe për krizat energjetike”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka shpjeguar konkretisht se me Ramën ka biseduar kryesisht për sulmet kibernetike duke patur parasysh se të dyja vendet kanë qenë viktimë e tyre.
“Siguria kibernetike ishte tema e parë, pasi isha shumë i interesuar të marrë vesh sa më shumë për përvojën e tyre nga sulmet që kanë pasur”, ka thënë Kurti. Ai ka treguar se ka folur me Ramën për bashkëpunim energjetik që dimrit Shqipëria t’i japë energji Kosovës dhe Kosova ta bëjë verës këtë.
“Përgatitjet në dritën e rifillimit të procesit të Berlint, sepse ju e dini që takimet e mërherhsmë të procesit të Berlnit janë bërë nga Angela Merkel, e tash do të bëhen nga kancelari i ri. Ka shumë punë të ekipeve tona dhe shumë bashkëpunim paraprak”, ka thënë Kurti.