Aleanca e Atlantikut të Veriut ka publikuar në faqen zyrtare fotografi nga takimi mes shefit të NATO-s, Mark Rutte dhe Presidentit të zgjedhur SHBA-ve, Donald Trump.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u takua me Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Palm Beach, Florida. Ata diskutuan një sërë çështjesh të sigurisë globale me të cilat përballet Aleanca.
Sekretari i Përgjithshëm dhe ekipi i tij u takuan gjithashtu me kongresmenin Mike Waltz dhe anëtarët e ekipit të sigurisë kombëtare të Presidentit të zgjedhur.