Përgatitjet për një takim mes Presidentëve Trump dhe Putin tani janë duke u zhvilluar me shpejtësi. CNN thotë se ka një “optimizëm të rinovuar” në Moskë se negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë tani do të zënë vendin e dytë, në vend të marrëveshjeve ekonomike “potencialisht fitimprurëse” SHBA-Rusi.
Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio dhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov drejtuan raundin e parë të bisedimeve SHBA-Rusi muajin e kaluar në Arabinë Saudite, duke lënë mënjanë Ukrainën. Trump është zotuar që të arrijë një marrëveshje paqeje në Ukrainë, pas diskutimeve me liderët e dy vendeve.
Po ashtu Trump ka kërkuar nga Presidenti Volodymyr Zelensky një marrëveshje për mineralet, që do i lejonte SHBA-ve akses në miliarda dollarë burime nëntokësore të Ukrainës. Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Trump dhe Zelenskyt shkoi keq, ku situata ishte e tensionuar me Presidentin amerikan që kritikoi ashpër homologun ukrainas.