Në më shumë se dy muaj Kosova i vendosi taksë 100 për qind produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës. Ndërsa sot, njoftojnë mediat kosovare ka filluar takimi konsultues me Kosovën i kërkuar nga = Bosnja lidhur me taksën 100 për qind.
Fillimin e takimit e ka konfirmuar për lajmi.net, shefi i kabinetit të MTI-së, Durim Limaj. “Po, takimi ka filluar. Është takimi i parë bilateral mes te dy vendeve. Jemi në konsulata siç e parasheh marrëveshja e CEFTA-s”, ka thënë ai.
Kosova në Bonjë e Hercegovinë po përfaqësohet nga Durim Limaj, Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala si dhe Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në kuadër të Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.