Ndoshta Ajaksi e meritonte më tepër finalen, për filozofinë e lojës, për teknikën e shprehur në fushë, për grupin e futbollistëve të talentuar, mirëpo në futboll gjithçka mund të ndodhë dhe Totenhemi besoi dhe realizoi një përmbysje spektakolare.
Festa shpërtheu te londinezët, por te holandezët ende nuk i kanë kaluar pasojat e tronditjes. Një nga talentet më të mëdha në skuadrën e Ajaksit, mesfushori Frenki De Jong, i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i Barcelonës, u shpreh se pas golit të parë të Totenhem ekipi ndjeu frikë, ndërsa shtoi se plagët mund t’i shërojë vetëm koha. “E nisëm mirë, por në pjesën e dytë Totenhemi ndryshoi dhe ia dolën. U dallua pak frikë pas golit të parë, por pas barazimit arritëm të reagonim, por u dorëzuam në minutat e fundit.
Duke marrë parasysh të gjithë sezoni dhe ndeshjet e zhvilluara, mendoj se e meritonim finalen. Ishim shumë pranë dhe jemi të zhgënjyer. Do të jetë e vështirë por thuhet se koha i shëron të gjitha plagët. Tani kemi kampionatin dhe titulli është i rëndësishëm”, tha De Jong.