Në Afganistan, luftëtarët talibanët kanë ndaluar shitjen e kontraceptivëve në dy nga qytetet kryesore të vendit, duke pretenduar se përdorimi i tyre është një komplot perëndimor për të kontrolluar popullsinë myslimane.
Sipas Guardian, talibanët po shkojnë derë më derë, duke kërcënuar mamitë dhe duke urdhëruar farmacitë të pastrojnë raftet e tyre nga ilaçet dhe pajisjet e kontrollit të lindjes.
“Ata erdhën në dyqanin tim me armë dhe më kërcënuan të mos shes pilula kontraceptive. Ata kontrollojnë të gjitha farmacitë në Kabul, ne kemi ndaluar shitjen e produkteve,” tha një farmacist.
Ministria e shëndetësisë publike e Talibanëve në Kabul nuk ka lëshuar asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje dhe përfaqësuesi i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në Afganistan nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.