Arbana Osmani, përveçse për punën në ekran prej vitesh, në rrjetet sociale njihet edhe për recetat që ndan me ndjekësit, që presin sidomos në këtë periudhë fundviti të mësojnë prej saj çfarë të gatuajnë.
Duket se moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” ka angazhuar të gjithë familjen e saj për të realizuar video të recetave që poston në Instagram, madje edhe të ëmën. Këtë na e ka treguar vetë Arbana sot, duke shpërndarë mesazhet me të të, së cilës i kërkon që të kapë me video procesion e bërjes së sheqerpares.
E ëma ndërkohë që duket e habitur nga kërkesa e saj, duke thënë “Jam mami, çfarë të xhiroj” dhe “Tallu me nanën ti, me çfarë të xhiroj?”, ndërkohë që në fund si duket e kupton dhe bie dakord.
Tani na duhet të presim kur Arbana të hedhi videon e sheqerpares, ta shihim punën që ka bërë e ëma, e cila mund të jetë shumë mirë një bloggere gatimi.
