Erinda Ballanca edhe pse ishte bërë e njohur publikisht edhe më herët si avokate, prej 2017-tës njihet si Avokate e Popullit. Por e ftuar në emisionin “Soirée” në Top Channel, ajo në fakt foli për jetën e saj private, nisur nga 12 vite më parë, ku u nda nga ish bashkëshorti Andi Bushati.
Ballanca rrëfeu se nuk ka qenë aspak e lehtë kjo fazë. “Kam mbi 12 vjet që jam vetëm dhe e ndjej që njeriu është më mirë të ketë një person me të cilin të trajtojë çështjet e jetës, jo të jetë e varur nga një mashkull. Kur unë kam pasur një partner kam qenë shumë më mirë, për shumë çështje.
Më duhet të them, më vjen dhe pak për të qeshur kur e mendoj, që në momentin që jam ndarë kuptova se nuk dija të jetoja më vetëm. Më dukej sikur nuk dija të bëja asgjë. Sepse isha mësuar të isha me dikë. Por çdo gjë rimerret, sepse jeta është e bukur në mënyrat e saj. Do të doja ta kisha një mashkull në krah, por të ishte ai i duhuri”, tregoi Erinda Ballanca.