Aktori Tan Brahimi ka folur me disa banorë për prindërit e tij, të cilët kanë humbur jetën 10 vite më parë në një aksident.
Dhimbja për aktorin është më e madhe pasi në momentin e aksidentit, shofer ishte Tani. Aktori shpëtoi, mirëpo fatkeqësisht prindërit e tij të cilët ishin pasagjerë nuk mundën që të mbijetonin.
“Kam 10 vite që s’i kam. Kam bërë aksident me makinë, i kisha prindërit pasagjerë. Ata kanë vdekur, vetëm unë kam shpëtuar. Ishte viti 2013. Ma preu rrugën një kamion, tabela thoshte me 50 unë isha me 100. Kishim faj të dy”, tregoi ai.