Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Tani që diga e Berishës nisi të çahet

20:55 / March 26, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
311301125 652703716211746 7398949000169638305 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Diga që ruante heshtjen e mbështetësve të tij përballë Berishës u ça. Pas Alizotit disa javë më parë, sot ka folur edhe Jorida Tabaku, e cila e ka konsideruar luks të tepërt moslejimin e garës së Salianjit për kreun e PD, duke kujtuar çarjen e madhe të OPD disa vite më parë.Problemi që ka tani Sali Berisha është që do t’i duhet ta kriminalizojë patjetër Ervin Salianjin që të ruajë “burrërinë” e tij për të mos e lejuar të hyjë në garë.

Tani, pak nga pak, zërat do të shtohen si në bazë, ashtu edhe në qendër, dhe Berisha do të vihet pa asnjë shkak të arsyeshëm përballë një halli shumë të madh, që mund ta poshtërojë atë përjetësisht: do të detyrohet ose të pranojë Salianjin në garë, duke lëpirë të gjitha çfarë ka pështyrë, ose do të prodhojë fakte kriminale për Salianjin që t’i bindë demokratët se ai nuk mund të kandidojë.

Versioni i parë është më logjik, por shumë i papranueshëm për Berishën. Tërheqja e tij nga vendimi për të mos kandiduar Salianjin për të është fundi i botës. Çfarëdo që të bëjnë në kryesi apo bazë, ai nuk do ta lejojë të kandidojë.

E vetmja gjë që mund të bëjë është të shpikë fakte kriminale e t’i recitojë në tribunë, nga ato krime që Salianji mund të mos i ketë parë as në ëndërr. Shenjat e para i ka dhënë: e ka bërë ortak me Suel Çelën, e ka bërë palë me socialistët dhe e ka akuzuar për shitje zgjedhjesh, por këto janë ende në nivel deklarativ, pa emra dhe ngjarje konkrete. Sa më shumë që kalon koha dhe shtohen zërat pro Salianjit, aq më shumë do t’i forcohet paranoja dhe do të bëjë ndonjë skandal edhe më të madh kundër tij.

Deklarata e Tabakut nuk është se i prish punë në Shkodër apo Tiranë, por si paranojak që është, mendon tani se ajo ua ka thënë edhe gjermanëve dhe do t’i përsëritet tortura që hiqte dikur nga Doris Pack për Genc Pollon.

Kështu që e vetmja mënyrë që Berisha të dalë nga ky kurth që i ka ngritur vetes pa nevojë është të kalojë në ekstrem dhe të ngrejë akuza kriminale për Salianjin. Këtu jemi dhe do t’i dëgjojmë. Natyrisht, jo si fakte për Salianjin, por si fakte që tregojnë se çfarë mund të bëjë një udhëheqës i degraduar për të mos lëshuar kolltukun me çdo çmim.

baze berishes cahet diga Mero
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

19:21 / March 27, 2026

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

20:43 / March 26, 2026

Zgjedhjet duhet t’i bëjë KQZ, jo kutitë e KQZ

21:19 / March 25, 2026

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Në 2025 i kërkova Berishës të mos kandidonte ai për kryeministër, por unë! Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund 100%

19:55 / March 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.