Ushtria amerikane thotë se ka krijuar një tip të ri boje për tanket e saj M1 Abrams dhe mjete të tjera të blinduara që mund të zvogëlojë gjurmën e tyre infra të kuqe për t’i bërë më të vështirë për t’i detektuar.
Veshja e re është një përmirësim që tashmë mund të aplikohet në të tjera mjete përtej atyre tokësore.
Askush ende nuk e di ajo funksionon por besohet se zvogëlon absorbimin e energjisë termike nga komponentët e brendshëm si motorët, njësitë ndihmëse të energjisë dhe pjesët elektronike.
Mjetet moderne të blinduara, veçanërisht tanket e autoblindat kanë kërkuar gjithnjë e më shumë energji për të furnizuar sistemet e tyre të shtuara, dhe kjo shton gjurmën e tyre në kamerat termike.
Rritja e gjurmës termike të një mjeti bën që ato të dallohen më shpejt dhe nga distanca më të mëdha, në një kohë kur optika termike është bërë pjesë e sistemeve të kontrollit apo dhe e predhave anti-tank.
Por përveç rrezikut të zbulimit reduktimi i gjurmës termike vlen dhe për uljen e nxehtësisë së vetë mjetit.