Numri i shqiptarëve mund të rritet në skuadrën e Lazios. Pas Thomas Strakoshës, Valon Berishës dhe Riza Durmishit, një tjetër futbollist shqiptar mund t’iu bashkohet atyre. Bëhet fjalë për Elseid Hysaj, i cili nuk po gjen hapësira në skuadrën e Napolit.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare në kohën e Maurizio Sarrit luante titullar, ndërsa Carlo Ancelotti e ka lënë në bankën rezervë në shumicën e ndeshjeve. Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po mendon ta transferojë Hysajn te skuadra nga kryeqyteti i Italisë. Raportohet se Lazio është e gatshme të paguajë 25 milionë euro për Hysajn.