Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tarifat doganore, Shtëpia e Bardhë: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

21:04 / June 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1750963194 karolineleavittshba
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Donald Trump mund të shtyjë afatin e pezullimit të tarifave doganore që pritej të hynin në fuqi më 9 korrik. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për shtyp. Ajo sqaroi se data 9 korrik “nuk duhet konsideruar si përfundimtare”, pasi “bëhet fjalë për një vendim që i takon presidentit”.

Tarifat që do të vendoseshin mbi mallrat që vijnë nga Bashkimi Evropian ishin pezulluar që në fillim të qershorit, pas një bisede telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Trump kishte njoftuar për vendosjen e këtyre tarifave me rastin e “Ditës së Çlirimit” në shkurt, por që nga ajo kohë hyrja në fuqi e masës është shtyrë disa herë. Tarifat mund të arrinin deri në 50% mbi mallrat evropiane.

Evropa, ndërkohë që sot janë mbledhur krerët e shteteve anëtare të BE-së, po pret një kundërpropozim për marrëveshje nga SHBA. Von der Leyen kishte si objektiv eliminimin e plotë të tarifave reciproke, por ky synim duket gjithnjë e më i vështirë. Në samitin e NATO-s në Hagë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ishte shprehur e hapur për një marrëveshje që parashikon tarifa 10%, duke e quajtur këtë masë “jo veçanërisht të rëndë”.

9 korrik doganore shtepia e bardhe shtyrje tarifat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.