Tarifat e prezantuara nga Donald Trump do të hyjnë në fuqi në 5 prill. Bursat në europë dhe Azi u hapën me ulje. Bursa në Paris u hap me 1.8% ulje, Frankfurti -1.5%, Londra me 1.3 dhe Madridi 1.3 në ulje.
Dollari u zhvlerësua menjëherë në raport me monedhat europiane. Monedha amerikane humbi vlerë 1.1% me euron, 0.8% me sterlinën dhe 1.4% me frangën zvicerane.
Kina është superfuqia ekonomike që goditet më tarifat më të larta nga SHBA në nivelin 34%. Ministria kineze e tregtisë i “kundërshton fuqishëm” tarifat e reja amerikane dhe premton “kundërmasa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj”.
Pikëpyetja e madhe është si do të zhvillohen negociatat që shumë shtete kërkojnë tani me SHBA, pasi shtëpia e bardhë tha të mërkurën se nuk do të ketë procese negociatash.