Këngëtari Justin Bieber ka rrefyer njëherë e mirë për ndjenjat e tij për ish të dashurën, Selena Gomez.
Ai është akuzuar shpesh se nuk e do gruan e tij dhe se zemra i rreh ende për zeshkanen seksi.
“Unë absolutisht e kam dashur dhe e dua Selenën, ajo gjithmonë do të ketë një vend në zemrën time, por unë jam në dashuri me gruan time dhe ajo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Kjo është një përgjigje për të gjithë të papjekurit që dërgojnë mesazhe të tilla për Hailey si ‘Selena është më e mirë për të’. Hailey është nusja ime, nëse nuk e pëlqen atë apo nuk e mbështet, do të thotë që nuk më përkrahni dhe më doni mua”, ishte përgjigja e prerë e tij.
Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Rhode Bieber kanë folur për dashurinë e tyre dhe martesën.
Edhe pse të ri në moshë ata kanë treguar se i kanë tejkaluar vështirësitë pasi dashuria e tyre ishte shumë e madhe.